Aktuale Më shumë

Qeveria e re e Maqedonisë varet nga partitë shqiptare

Prej tvteuta10:19, 21 Dhjetor 2016

Gjykata Administrative ka pranuar ankesat e parashtruara nga opozita maqedonase për parregullsi gjatë procesit zgjedhor dhe, rrjedhimisht, do të shkohet në rivotim në njësinë numër 6. Por, pavarësisht vendimit, janë pikërisht partitë politike shqiptare që do të vendosin se cili opsion politik nga pala maqedonase OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit me 51 mandate të fituara apo Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e Zoran Zaevit me 49 mandate, do të formojë qeverinë e ardhshme.

Partitë shqiptare madje nëse vendosin të mos e mbështesin asnjërin opsion pikërisht do të jenë faktorë që krijojnë hapësirë që vendin ta çojnë sërish në zgjedhje. Në një rast tjetër mund të imponojnë formimin e një qeverie në nivel ekspertësh me mandat që të debllokojë procesin integrues, realizojë reformat në sistemin e drejtësisë dhe media si dhe avancoj të drejtat e shqiptarëve.

  • 1

    Radio