Aktuale Më shumë

Putin: Çdo konflikt i armatosur përfundon në tryezën e negociatave

Prej tvteuta09:13, 23 Dhjetor 2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar para gazetarëve se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të gjitha konfliktet e armatosura, të përfundojnë me negociata diplomatike.

Ai ka thënë të enjten se qëllim i tij është ndërprerja e luftës, raportoi TheGuardian.

Sipas presidentit rus, të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë në tryezat e negociatave. Ai ka thënë se sa më shpejt që të arrihet rruga diplomatike, aq më mirë do të jetë për palët.

  • 1

    Radio