PSD do të bojkotojë Ditën e Komunës së Ulqinit
Prej tvteuta31 March 2017
Nga Partia Socialdemokrate e Ulqinit kanë njoftuar se do ta bojkotojnë seancën solemne të Ditës së Komuës së Ulqinit e cila do të mbahet nesër. Kryetari i Këshillit Komunal të kësaj partie Skender Elezagiq, tha se arsyeja e këtij bojkoti është mos shpallja e ish ambasadores gjermane në Mal të Zi Gudrun Shtajnaker për qytetare nderi, çka ishte propozim i kësaj partie. Ai arsyetimin e shumicës në pushtet lokal se për shpalljen e qytetarëve të nderit duhet të repektohet procedura, e quajti si arsyetim të shumicës për të mbuluar refuzimin e tyre për këtë akt. Ai shprehu besimin se seanca do të bojkotohet edhe nga kryetari i komunës Nazif Cungu, propozimi i të cilit për shpalljen e presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani si qytetar nderi, gjithashtu nuk do të ndodhë. Nga pushteti lokal më herët kanë njoftuar se shpallja e qytetarëve të nderit në të ardhmen do të bëhet sipas procedurës së caktuar, e cila u miratua nga shumica në mbledhjen e kaluar të Kuvendit Komunal.