Aktuale Më shumë

Protesta kundës zhurmës: Kërkohet respektimi i ligjit. Pronarët thonë se u pengon lloji i muzikës

Prej tvteuta17:52, 15 Korrik 2023

Sot në Ranë u mbajt një protestë e një numri rë qytetarëve të kësaj zone, por edhe të Pinjeshit dhe zonave përreth, kundër zhrumës nga lokalet e natës.

Përfaqësuesi i të mbledhurve, Fuad Hoxhiq, tha se me tubimin e sotëm kanë dashur të dërgojnë mesazh se nuk janë kundër lokaleve dhe punës së tyre, por se muzika e transmetuar nga ora 21:00 deri në orën 01:00 është shumë e zhurmshme dhe në këtë mënyrë i shkel të drejtat themelore dhe Ligjin për mbrojtjen nga zhurma.

“Është turp që në këtë mënyrë kërkojmë mbrojtjen e të drejtave tona, mbi të gjitha për të mbrojtur shëndetin mendor. Ne kemi ndërhyrë dhe kemi shkruar prej vitesh, por nuk ka rezultate. Ky është rezultat i njerëzve të papërgjegjshëm, autoriteteve të papërgjegjshme sepse ata thjesht nuk duan të bëjnë asgjë për këtë.  Ligji thotë qartë se muzika në një hapësirë ​​të tillë mund të ketë një vlerë të kufizuar prej 65 decibel, sigurisht që askush nuk e kërkon të jetë strikte, por ky është fakt.  Kërkojmë vetëm respektimin e Ligjit për Kufizimin e Zhurmës dhe mbi të gjitha mbrojtjen e shëndetit tonë mendor”, tha Hoxhiq.

Në protestë morën pjesë pjesëtarë të shumtë të Policisë Komunale, zyrtarë të Degës së Sigurisë në Ulqin, si dhe pronarët e lokaleve.

Njëri prej tyre, Astrit Hoxha, tha për TV Teuta se “ tubimi i sotëm është jokombëtar”, dhe se motivi i tubimit nuk është zhurma, por lloji i muzikës që transmetohet.

“Numri i madh tregon gjithçka, me sa pashë ky është një tubim monokombëtar, këtu nuk ka asnjë shqiptar dhe unë pohoj para të gjithë vendasve se ky tubim është i motivuar politikisht dhe se nuk i shqetëson. zhurma, por muzika shqiptare dhe turizmi shqiptar”. Këtë ua them publikisht se u ka kaluar koha, kur kanë mundur të bëjnë atë që kanë dashur, e sa i përket turizmit, keni parë sondazhe në media, këto lokale mbështesin mbi 250 familje nga Ulqini. Dikush nuk mund të thotë në orën 01.00 që nuk mund të flejë nga zhurma, kjo është vërtet qesharake. Ne dolëm t’i dëgjojmë, nëse ka marrëveshje do ta respektojmë, rëndësi ka që Ulqini jeton nga këto lokale, le të ankohen, le të protestojnë, ne vazhdojmë të krijojmë ofertë turistike dhe brend në qytetin tonë. “, tha Hoxha.

 

 

 

  • 1

    Radio