Aktuale Më shumë

Protesët e të punësuarve në RTMZ. Kërkojnë rritjen e pagave

Prej tvteuta17:03, 24 Prill 2023

Para ndërtesës së RTMZ ditën e sotme u mbajt një protestë paralajmëruese e një pjese të punësuarve në këtë institucion publik.

Protesta u organizua nga Sindikata e punëtorëve si shenjë pakënaqësie për mosrritjen e pagave. Përfaqësuesja e kësaj sindikate, Jadranka Drobnjak tha se presin 4 muaj që të rriten koeficientët e pagave, por nuk kanë arritur marrëveshje me drejtuesit i Radiotelevizonit. Ajo theksoi se derisa drejtori merr 7 paga mesatare në muaj, atyre u premtohet rritje prej 28%, por që nuk realizohet. Sipas saj, drejtuesit po manipulojnë me të punësuarit dhe publikun dhe se nuk janë të gatshëm për marrëveshje.

Megjithatë, drejtori Boris Raoniq tha se në protestë më së paku është folur për paga dhe se ajo më shumë ka prapavijë politike.

“Për ne, kontrata kolektive mund të ishte nënshkruar shumë më herët, pagat që ne po flasim janë më të larta se sa ishte kërkesa fillestare, kemi pasur shumë negociata, tani kemi një protestë me mesazhe politike. “ u tha Raoniq gazetarëve. Ai shtoi se janë të gatshëm për rritje të pagave, por duhet ditur se si të arrihet deri aty.

  • 1

    Radio