Aktuale Më shumë

Prigozhin në rrezik për jetën?

Prej tvteuta17:34, 30 Qershor 2023

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka deklaruar se Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) është ngarkuar të vrasë kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ky i fundit fluturoi me aeroplan në Bjellorusi të martën, sipas një marrëveshjeje që i dha fund një rebelimi të shkurtër nga luftëtarët e Wagner gjatë fundjavës.

“Kreu i Wagner dhe luftëtarët e tij nuk do të ndiqen penalisht”, njoftoi Kremlini pas kryengritjes. Kujtojmë që Budanov që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka paralajmëruar se Prigozhin po tenton t’ia merr pushtetin presidentit rus Vladimir Putin. Lëvizjet e fundit të Kremlinit mbështesin teoritë e tij, dhe largimi i Prigozhinit nga Moska dhe qëndrimi në Bjellorusi, tregoi qartë se Putin nuk e dëshiron më afër vetes.

  • 1

    Radio