Sociale Më shumë

Policia sekuestron 1,5 ton drogë

Prej tvteuta16:09, 11 Maj 2017

Sot në Ulqin policia ka ndaluar një gomone e cila ishte e mbushur me 1.5 tonë drogë e destinuar për kontrabandë. Me këtë rast forcat policore bllokuan edhe rrugën e cila çon për në molin e Plazhit të Vogël.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, gomonja është ndaluar në Bunë dhe është tërhequr deri në Kaceme nga skafi i policiës, kurse me këtë rast janë arrestuar edhe dy shtetas të Shqipërisë Bernard Tahiraj dhe Elton Çaushaj, të cilët dyshohen për kontrabandim të lëndëve narkotike.

  • 1

    Radio