Aktuale Më shumë

Policia Komunale: Kontrollojmë vazhdimisht nivelin e muzikës. Ka pasur edhe gjoba

Prej tvteuta18:17, 18 Korrik 2023

Ditën e shtunë një numër i qytetarëve të Ulqinit protestuan për shkak të zhurmës nga lokalet e natës poshtë qytetit të vjetër. Ata u ankuan se autoritetet nuk po ndërmarrin masat e duhura për respektimin e kufizimit të nivelit të muzikës. Megjithatë, në Policnë Komunale, thonë se ata kryejn kontrolle të vazhdueshme…bile kanë dhënë edhe gjoba.

Amir Mehmeti, shefi i kësaj policie, thotë se që në fillim të sezonit po e kontrollojnë se sa respektohet niveli i muzikës. Ka pasur, thotë ai disa raste kur pronarët kanë hequr limitatorët dhe janë përballur me gjoba, por në përgjithësi kufizimet respektohen.

Mehmeti thotë se deri tak niveli i zhurmës ndikojnë edhe faktorë të tjerë, e jo tejkalimi i kufizimit të parashikuar me rregullore. Faktorë që thotë ai nuk janë në dorë të tyre.

“Matësi tregon se niveli i muzikë është në rregull, por kemi vërejtur se për shkak të erës dhe detit, muzika më shumë dëgjohet lartë në Pinjesh, se sa poshtë. – thotë Mehmeti.

Përveç Ranës, zonë tjetër e ndjeshme është Ada e Bunës. Mehmeti thotë bëjnë atë që munden, por me personelin e kufizuar që kanë , nuk kanë mundësi për patrulla të rregullta në atë zonë.

Duke pasur parasysh vendndodhjen e lokaleve të natës në zonën e Ranës, është vështirë të pritet që ata të mos transmetojnë zhurmë, pa marrë parasysh se në çfarë niveli u kufizohet muzika. Autoritetet mund të kryejn kontrolle, por problemi do të mbesë, deri sa ky lloj argëtimi të jetë primar në këtë pjesë të qytetit.

  • 1

    Radio