Aktuale Më shumë

Pikniku tradicional në Muriq (foto)

Prej tvteuta18:12, 1 Gusht 2023

Sot në Muriq të Krajës u mbajt pikniku tradicional, i cili organizohet nga shoqatat nga diaspora, “Kraja” dhe “Muriqi”.

 

Ashtu si edhe vitet e kaluara, në piknik merrnin pjesë një numër i madh i njerëzve, si të ardhur nga diaspora, ashtu edhe vendas nga Kraja dhe zonat përreth.

Ahmet Vela, nga shoqata “Muriqi”, tha së është i kënaqur me pjesmarrjen dhe se nuk e kanë të vështirë organizimin, pasi kanë vullnet të madh. Ky manifestim, tha ai, do të vazhdojë të organizohet edhe në të ardhmen.

Venera Gjenashi, nënkryetare e shoqatës “Kraja”, tha se përveç piknikut në Muriq, më 8 gusht organizohet edhe Nata e Diasporës në Ostros.

“I ftoj të gjithë të marrin pjesë në numër të madh. Sa për detajet e tjera e lë surprizë  që ta zbulojnë vetë atë natë. Të gjithë do të ja kalojnë mirë.”- tha Gjenashi.

I gjithë manifestimi në Muriq u përcoll edhe me një program muzikor.

 

 

 

 

 

  • 1

    Radio