Ekonomi Më shumë

Përfundon rruga Shkodër – Vërmosh

Prej tvteuta15:29, 6 Dhjetor 2016

Ka përfunduar së ndërtuari segmenti rrugor Tamarë-Vermosh rreth 30 kilometra i gjatë, pjesë e rrugës Shkodër-Vermosh. Me përfundimin e këtij segmenti, rruga që lidh Shkodrën më Vermoshin dhe më pas me Plavën e Gucinë quhet e përfunduar, shkruan Koha Ditore. Pas përfundimit të asfaltimit dhe veprave të artit, firma ndërtuese “Riviera Contruction” po merret me vendosjen e sinjalistikës dhe mbrojtëseve anësore metalike, në segmentin nga Qafa e Berdelecit deri në Vermosh.

Rruga Shkodër-Vermosh rilidh zonat shqiptare përtej kufirit, Plavë e Guci, me një sipërfaqe mbi 540 km katrorë, me shtratin historik të zhvillimit të saj, Malësinë e Madhe dhe Shkodrën. Banorët e Plavës e Gucisë udhëtonin më shumë se 240 km deri në Podgoricë për të mbërritur në Shkodër e Malësi të Madhe, nga 105 kilometra që është aktualisht me ndërtimin e rrugës Shkodër-Vermosh.

  • 1

    Radio