Politikë Më shumë

Përfundon procesi i ratifikimit të Protokollit për antarsim në NATO

Prej tvteuta09:40, 12 Maj 2017

Me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO në Dhomën e epërme të Parlamentit të Spanjës, ka përfunduar procedura e ratifikimeve të protokollit në vendet anëtare të Aleancës. Siç thuhet nga Qeveria e Malit të Zi, procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim ka filluar në vendet anëtare të Aleancës qysh në qershor të vitit 2012. Islanda ka qenë vendi i parë që e ka ratifikuar protokollin, më 8 qershor të vitit të kaluar, pikërisht 10 vjet pasi që po i njëjti vend, si shtet i parë e ka njohur pavarësinë e Malit të Zi.

Propozim ligji për vërtetimin e Marrëveshjes së Atlantikut të veriut është miratuar njëzëri nga Kuvendi i Malit të Zi, më 28 prill të këtij viti. Më 1 qershor pasi të hyjë në fuqi akti i ratifikimit në Holandë, ku ka përfunduar procedura nacionale, do të pasojë thirrja e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stolltenberg, Malit të Zi që t’i bashkëngjitet marrëveshjes së Atlantikut të Veriut, kanë sqaruar nga Qeveria. Siç ka paralajmëruar kryeministri Dushko Markoviq me depozitimin e instrumenteve të ratifikimit të Marrëveshjes që është planifikuar më 5 qershor, Mali i Zi edhe formalisht do të bëhet anëtar i 29-të i NATO-s.

  • 1

    Radio