Sociale Më shumë

Përfundimi i rrugës Ulqin-Krythë pritet në fund të marsit

Prej tvteuta09:48, 11 Nëntor 2018

Kompanisë e cila është duke ndërtuar aksin rrugor Ulqin – Krythë i është shtyrë afati për kryerjen e punimeve deri në fund të marsit, njoftoi për TV Teuta zyrtarja e Drejtorisë për komunikacion, Svetllana Janjeviq.

Punimet fillimisht ishin paraparë të zgjasnin 1 vit por për arsye të kushteve të vështira gjatë pranverës dhe ndërprerjeve gjatë sezonit turistik, kompania ka fituar të drejtën e shtyrjes deri në fund të marsit. Ajo shprehu besimin se ritmin e tanishëm të punëve nuk do të kenë probleme që punimet ti kryejnë në afatin e përcaktuar.

  • 1

    Radio