Aktuale Më shumë

Perëndimi, i matur ndaj planit kinez për armëpushim në Ukrainë

Prej tvteuta10:19, 25 Shkurt 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten u tregua i matur ndaj një propozimi të Kinës për një armëpushim në Ukrainë, duke thënë se Pekini nuk ka shumë besueshmëri si ndërmjetës.
“Kina nuk ka shumë besueshmëri sepse nuk ka qenë në gjendje të dënojë pushtimin e paligjshëm të Ukrainës”, u tha ai gazetarëve në Talin të Estonisë, duke shtuar se Pekini kishte nënshkruar një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin vetëm disa ditë para pushtimit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se Kina nuk kishte dhënë një plan paqeje, por vetëm disa parime. Në përvjetorin e luftës në Ukrainë, Kina bëri thirrje për një armëpushim midis Kievit dhe Moskës dhe hapjen e bisedimeve të paqes, përmes një propozimi prej 12 pikash, për t’i dhënë fund luftimeve që filluan një vit më parë. Pekini pretendon se ka një qëndrim neutral në luftë, por Kina ka thënë gjithashtu se ka një “miqësi të pakufizuar” me Rusinë dhe ka refuzuar të kritikojë pushtimin e saj në Ukrainë, apo edhe t’i referohet si pushtim.

  • 1

    Radio