Aktuale Më shumë

Për shtatë ditë nga trageti është fituar 127 mijë euro

Prej tvteuta14:32, 13 Maj 2023

Në shtatë ditët e kaluara shteti ka fituar 127,116 euro nga linja e tragetit Kamenari-LlepetaniI, ka shkruar kryeministri Dritan Abazoviq në Facebook.

Më lejoni t’ju kujtoj, të ardhurat vjetore të shtetit përderisa kjo linjë drejtohej nga “kumbarët dhe miqtë” arrinin pak më shumë se 200 mijë euro. Nuk ka asnjë ndalesë, nuk ka pritje përveç atyre që për arsye politike apo frustrimet personale nuk flasin të vërtetën”, tha Abazoviq.

Kujtojmë se shteti ka marrë përsipër menaxhimin e tragetit të linjës Kamenari-Llepetani nga Transporti Detar. Tashmë në atë linjë funksionojnë tre tragete, njëri prej të cilëve është blerë nga Të Mirat Detare, ndërsa tjetri është marrë me qira nga Transporti Detar, ndërsa paraprakisht është bërë e ditur se kompania Yu Brive ia ka dhënë tragetin shtetit pa dëmshpërblim.

  • 1

    Radio