Sporti Më shumë

Pas humbjes me “Berane”, hendbollistet e “Ulqinit” të dielen ndeshen me “Feniks”

Prej tvteuta10:09, 14 Nëntor 2018

Klubi i hendbolllit për femra  “Ulqini 1955”, të hënën regjistroi humbje në ndeshjen me skuadrën e Beranes. Trajneri Mustafa Kollari tha për TV Teuta se në këtë ndeshje prisnin fitore, megjithatë për shkak të mungesës së stërvitjeve edhe mangësitë janë më të dukshme. “Vajzave u mungon stërvitja e duhur, megjithatë shpresoj se do ti tejkalojmë problemet”, ka thënë Kollari. Në xhiron e radhës, henbollistet e Ulqinit do të udhëtojnë në Podgoricë ku do të ndeshen me skuadren e “Feniks”. Kollari thotë se përditë e më shumë ka të interesuar për të ndjekur ndeshjet e vajzave dhe ato do të bëjnë ç’është e mundur që të plotësojnë pritshmëritë e tifozëve.

  • 1

    Radio