Pas gjashtë fitoreve radhazi, Otrant-Olympic humb ndaj Mladost
Prej tvteuta16:14, 17 Nëntor 2018
Pas gjashtë fitoreve me radhë, skuadra e Otrant-Olympic regjistroi sot humbje 0-1 në ndeshjen ndaj Mladost Ljeshkopolje. Edhe pse në një kohë të keqe tifozët nga Ulqini edhe sot ishin të shumtë në numër për të përcjellur skuadrën e tyre. Pas kësaj humbjeje , Otrant-Olympic do të mbesë në kuotën e 26 pikëve, kurse Mladost do të vazhdojë të ruaj kreun e klasifikmit me 34 pikë të grumbulluara.