Partitë politike me humbje për shkak të zgjedhjeve
Prej tvteuta8 April 2017
Shumica e partive politike në Mal të Zi e kanë mbyllur vitin e kaluar me humbje të konsiderueshme, kryesisht për shkak të shpenzimeve për zgjedhjet parlamentare. Humbjet më të mëdhaja i kanë regjistruar Demokratët, rreth 250.000 euro. Lëvizja për ndryshime 230,000, Socialdemokratët me 128.000, Mali i Zi Pozitiv, 127.000 dhe Partia Socialdemokrate 122.000 euro. Ka pasur edhe nga ato subjekte që kanë dalë në plus, si Partia Demokratike Popullore, të cilës i kanë tepruar 160.000 euro, si dhe Partia Boshnjake me rreth 34.000 euro.