Aktuale Më shumë

Pagat për punonjësit e shëndetësisë deri në 40% më të larta

Prej tvteuta13:31, 29 Nëntor 2021

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, ka paralajmëruar rritje të pagave të punëtorëve shëndetësorë nga 30 në 40 për qind në shumën neto. Ai tha gjithashtu se borxhi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore i cili, siç tha ai, i është lënë qeverisë së re nga qeveria e kaluar, do të reduktohet deri në fund të vitit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, ai bëri të ditur se për Fondin e Shëndetësisë vitin e ardhshëm do të ndahen gati 304 milionë euro.

Duke iu përgjigjur deputetit së PDS-së, Jefto Erakoviq, se shuma ishte e pamjaftueshme, Spajiq tha se të gjitha vaksinat që i ishin dorëzuar Malit të Zi deri më tani i kishin paguar nga rezerva buxhetore dhe se vaksinat nuk ishin përfshirë në atë shumë.

Spajiq mohoi akuzat se programi i Evropa tani është një iluzion marketingu, sepse përfshin një paketë masash të zgjedhura që do të ndikojnë drejtpërdrejt në arritjen e qëllimeve të përcaktuara.

  • 1

    Radio