Sporti Më shumë

Otrant-Olimpik fiton ndaj Beranes

Prej tvteuta10:43, 8 Tetor 2018

Në ndeshjen e djeshme të luajtur në Ulqin, Otrant – Olimpik ka regjistruar fitore ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Beranes, me rezultatin 5-3.

Për skuadrën e Ulqinit golat u shënuan nga Dragan Nikoliq në minutat e 12, 15 dhe 25, Mehmed Divanoviq në minutën e 64-të dhe Edmond Kurti në minutën e 82-të.

Për skuadrën mike shënuan  Tmushiq në të 58 –tën, Asanoviq në të 86-ën dhe Shunjiq në sekondat e fundit të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Otrant-Olimpik ndodhet në vendin e 8-të në tabelë me 11 pikë.

  • 1

    Radio