Sporti Më shumë

Otrant-Olimpik fiton ndaj Arsenal në transfertë

Prej tvteuta11:50, 15 Tetor 2018

Skuadra e Otrant-Olimpik arriti fitoren e dytë radhazi në Ligën e Dytë të Malit të Zi në futboll, kësaj radhe në transfertë kundër Arsenalit të Tivatit me rezultatin 3-1. Golat për Otrant u shënuan nga Valentin Rudoviq në minutën e 24-të , Dragan Nikoliq në të 52-tën dhe Angjello Rudoviq në të 75-tën, kurse për vendasit golin e vetëm e realizoi Bojan Bigoviq, po në minutën e 75-të. Pas kësaj fitoreje Otrant-Olimpik ndodhet në vendin e 7-të në tabelë me 14 pikë.

  • 1

    Radio