Aktuale Më shumë

OT: Në plan vendosja e pikëvrojtimeve në Shtegvashë dhe Mavrijan

Prej tvteuta16:23, 24 Dhjetor 2016

Organizata Turistike e Ulqinit ka në plan aktivitete ambicioze në vitin që vjen. Përveç manifestimeve tradicionale në prag të sezoni turistik si dhe atyre për zgjetjen e tij, do të ndërmirren edhe disa aktivitete shtesë me qëllim përmirsimin e ofertës turistike.

Me program i cili është miratuar edhe nga këshilli drejtues i kësaj organizate, parashihet ndërtimi i pikëvrojtimeve në Shtegvashë dhe Mavrijan, palestra në natyrë , kurse manifestimit  “Të gjithë për turizëm” do ti bashkangjiten edhe “Ditët e kuzhinës ulqinake”. Sipas njoftimit, kujdes i veçantë do ti kushtohet uljes së shpenzimeve dhe përdorimit sa më efikas të mjeteve që janë në dispozicion.

  • 1

    Radio