Aktuale Më shumë

Ora e kryeminsitrit. Krivokapiq pret përkrahjen e 81 deputetëve për buxhetin

Prej tvteuta18:32, 25 Nëntor 2021

Në Kuvendin e Malit të Zi sot u mbajt ora e kryeministrit, në të cilin kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq, u përgjigj në pyetjet e deputetëve. Disa nga pyetjet kishin më shumë prapavijë politike dhe në diskutim u përdoren kualifikime nga më të ndryshmet me qëllim të diskreditimit të palës tjetër. Më interesant ishin ato lidhur me buxhetin, në të cilat u dëgjuan kritika, sidomos për planin Evropa Tani.

Deputeti i Lëvizjes për Ndryshime, Branko Radulloviq, tha se planet e propozuara dhe të prezantuara nga kryeministri mund të shkaktojnë kaos ekonomik, dhe kritikoi qëndrimin e qeverisë për të mos i kushtuar më shumë vëmendje potencialeve energjetike të vendit. Megjithatë, Krivokapiq i mbrojti planet e qeverisë së stij, duke theksuar se ato do të sigurojnë rritje të pagës minimale dhe asaj mesatare, dhe se pret përkrahjen e të gjithë deputetëve.

Ervin Ibrahimoviq nga Partia Boshnjake, tha se buxheti i planifikuar për vitin 2022 është etnik dhe hakmarrës, dhe u përcjell mesazh popujve në veri që të presin ditë më të mira. Krivokapiq e mohoi këtë duke thënë se për veriun e vendit janë planifikuar 44 milionë euro më shumë , apo 475 euro për kokë banori. Lidhur me procesin e regjistrimit të popullisisë, Krivokapiq tha se ai me shumë mundësi do të bëhet vitin tjetër, ndoshta ka muaji tetor. Pas daljes nga ndërtesa e Kuvendit kryeministri u përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve. Lidhur me mundësinë e formimit të një qeverie të pakicës, ai tha se kjo do të ishte një hap i rrezikshëm, i cili nuk dihet se ku mund ta çojë Malin e Zi.

  • 1

    Radio