Aktuale Më shumë

Opozita dorëzon mocioin për mosbesimin e Qeverisë

Prej tvteuta14:21, 30 Nëntor 2021

Opozita parlamentare ka dorëzuar dje në procedurë  Propozimin për mosbesimin e Qeverisë së Malit të Zi.  Deputeti i Partisë Socialdemokrate (SDP) Rashko Konjeviq tha se presin mbështetje bindëse nga shumica e deputetëve.  “Siç është paralajmëruar, 40 deputetë të opozitës kanë dorëzuar në procedurë parlamentare mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së 42-të të Malit të Zi.  Presim mbështetjen e shumicës bindëse të deputetëve”, ka shkruar Konjevic në Twitter.

Propozimi është nënshkruar nga deputetë të Partisë Socialdemokrate, Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Liberale, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake dhe Listës Shqiptare.

Opozita kërkoi që Kuvendi të vendosë për propozimin e tyre me procedurë urgjente.

  • 1

    Radio