OJQ-të e Ulqinit kërkojnë amnestimin e dr. Dragës
Prej tvteuta11 May 2017
Organizatat joqeveritare të Ulqinit janë dakorduar që të përkrahin nënshkrimin e një peticionin online për kërkimin nga presidenti Vujanoviq të amnestimit të zv.drejtorit t Qendrës për Kulturë dr. Nail Dragës. Ai u dënua me 6 muaj burgim për shkak të akuzës së keqpërdorimit të pozitës zyrtare , çka nga OJQ-të u cilësua si faj minor në krahasim me keqpërdorimet e ndodhura në Ulqin gjatë këtyre dy dekadave dhe për të cilat askush nuk mban përgjegjësi. Mësohet se kërkesa presidentit do ti dërgohet gjatë javës së ardhshme.