Sporti Më shumë

Nuggets në epërsi ndaj Heatit

Prej tvteuta13:51, 8 Qershor 2023

Basketbollistët e Denver Nuggets kaluan në epërsi 2:1 në finalet e NBA-së kundër Miami Heat pasi fituan 109:94 si mysafirë. Fitorja erdhi falë paraqitjes historike të dyshes Nikola Jokiq – Jamal Murray.

Çështja e fituesit u zgjidh në pjesën e dytë, më saktë në fillim të çerekut të fundit kur Denveri arriti të shkojë në +21 dhe deri në fund ruajti epërsinë.

Jokiq e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, 21 kërcime dhe 10 asistime, duke u bërë basketbollisti i parë në finalet e NBA që shënon të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime.

I jashtëzakonshëm ishte edhe Murray, i cili shënoi 34 pikë, 10 asistime dhe 10 kërcime.

Jokiq dhe Murray u bën dyshja e parë në histori të NBA që arrin “triple-double” me së paku 30 pikë secili.

Te vendasit ra në sy Jimmy Butler me 28 pikë dhe Bam Adebayo me 22 pikë, por ishte shumë pak duke pasur parasysh se bashkëlojtarët e tjerë dështuan.

Ndeshja e radhës është planifikuar për natën mes të premtes dhe të shtunës, kur Denveri do të ketë mundësinë t’i afrohet titullit kampion. Ndeshja do të luhet në shtëpinë e Heatit.

  • 1

    Radio