Nrekiq: Do të gjejmë mënyrën për të ndihmuar Otrant-Olimpik
Prej tvteuta15:37, 22 Gusht 2019
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka deklaruar për TV Teuta se bllokimi i xhirollogarisë së Komunës ka ndikuar drejtpërdrejt në problemet financiare të Otrant-Olimpik, por shprehu besimin se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për kapërcimin e situatës. Në pamundësi që Komuna të ofrojë ndihmë direkte, Nrekiq njoftoi se do tu drejtohen afaristëve që të plotësojnë premtimet e veta, si dhe njoftoi organizimin e mbledhjes së donacioneve gjatë muajit shtator. Klubi i qytetit tonë ndodhet në situatë të rëndë financiare, pasi Komuna e Ulqinit nuk ka mundësi tu paguajë mjetet e duhura për shkak të bllokimit të xhiro llogarisë.