Rajoni/Bota Më shumë

Norvegjia i dhuron Kosovës 180.000 doza të vaksinave Astra Zeneca

Prej tvteuta09:24, 23 Qershor 2021

Norvegjia ia ka dhuruar Kosovës 180 mijë doza të vaksinës anti-COVID të AstraZenecas. Lajmin e ka bërë të ditur të martën Ministria e Jashtme e Norvegjisë në faqen e saj në Twitter. Në postimin në Twitter, ministrja e jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Soriede, ka thënë se Kosova mund të varet në Ekipin e Evropës, ndërsa ka përgëzuar bashkëpunimin e mirë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe me BE-në. Kosovës i janë premtuar donacion të vaksinave antiCOVID edhe nga SHBA-ja. Ndërsa ka marrë donacione vaksina edhe nga programi COVAX dhe nga Bashkimi Evropian.

  • 1

    Radio