Aktuale Më shumë

Një qeveri e qëndrueshme është kusht për përshpejtimin e negociatave me BE-në

Prej tvteuta08:25, 20 Prill 2023

Ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi, Veselko Grubishiq, ka bërë të ditur se një qeveri e qëndrueshme është kusht për përshpejtimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE). Ai vlerësoi se në pesë vitet e ardhshme mund të pritet anëtarësimi i Malit të Zi në Union.
Ai theksoi se njerëzit duhet të shohin që shërbimi civil është shërbim për qytetarët.
Ambasadori tha gjithashtu se është krenar që Kroacia është anëtare e BE-së për dhjetë vjet.
Grubishiq shtoi se mendon se Mali i Zi do të anëtarësohet më shpejt në BE dhe se Kroacia do të jetë me vendin tonë në çdo hap në rrugën evropiane.

  • 1

    Radio