Rajoni/Bota Më shumë

Nishani: Largohem nga Presidenca kryelartë

Prej tvteuta10:16, 22 Korrik 2017

Bujar Nishani i është drejtuar për herë të fundit qytetarëve në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.  Duke falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto 5 vite, Nishani u ndal tek rezultatet e arritura, por duke nënvizuar se ka ende shumë punë për të bërë. “Nëse, siç është e natyrshme, më pyesni se si ndihem në këtë moment largimi, kam këtë përgjigje: Si pas çdo pune, i kënaqur.

Si pas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe kam ndierë dhe përballuar përgjegjësinë e rëndë të kryerjes së detyrës së besuar pa neglizhuar asnjë vështirësi, pa u epur përpara asnjë sulmi, pa u lëkundur para asnjë iniciative, pa u penduar para asnjë vendimi. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por përsosmëria nuk ka fund. Nuk është mirë të jemi pesimistë. Shqipëria është vendi i pritshmërive të mundshme dhe i aspiratave të realizueshme, për më tepër ekonomi, më tepër të drejta, më tepër liri. Nder i madh për mua që i vlejta popullit tim. Faleminderit që më dhatë rastin t’ju shërbej!”, u shpreh Nishani.

  • 1

    Radio