Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Urime Librarinë në gjuhë shqipe, suksese “Libraria Ulqini”

Prej tvteuta21:30, 26 Nëntor 2021

Të nderuar miq,
Hapja e “Libraria Ulqini” në qytetin tonë dhe në trojet e tjera shqiptare në Mal të Zi ishte nevojë e domosdoshme për shqiptarët, si dhe e shumë mirëpritur për lexuesit dhe për autorët/botuesit në gjuhën amtare shqipe.
Kam kënaqësinë t’i përgëzojë për këtë vepër të çmuar dhe të munguar për popullin shqiptarë në Mal të Zi, inicuesit të projektit të librarisë, si dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, Kryetarin Faik Nika dhe Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me ç’rast qendra të tilla në një afat real të themelohen në Tuz, Guci, Plavë, Rozhajë dhe Tivar.
Inaugurimi i “Libraria Ulqini” është vepër e nevojshme në Mal të Zi, vepër e cila u arritë nga puna e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve z.Faik Nika, me mbështetjen financiare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përmes ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë.
Mbështetja në forma të ndryshme e shtetit amë ndaj shqiptarëve jashtë trungut të vet është e domosdoshme, e në këtë rast Qendra e Librit Shqip ”Libraria Ulqini” në Mal të Zi ishte më së e mirëpritur dhe plotësim i një kërkese për të pasur qendrën e librave në gjuhën shqipe në qytetin e Ulqinit.

Genci Nimanbegu, deputet
Kryetar i Forcës së Re Demokratike

  • 1

    Radio