Sociale Më shumë

Nimanbegu: Përpiluesit e fjalorit kanë qëllime nacionaliste

Prej tvteuta15:38, 20 Korrik 2016

Kryetari i Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu, tha për televizionin Teuta se është fatkeqësi që në skenën politike të vendit debatohet për një çështje siç është fjalori, por kjo vjen më tepër si rezultat i qëllimeve nacionaliste të atyre që e kanë përpiluar, çka mund të vërehet edhe nga fakti që ato nuk kanë kërkuar falje për gabimet e bëra.

Në pyetjen e gazetarit se sa mund të ketë edhe qëllime politike në këtë mes, pasi po ofrohen edhe zgjedhjet, Nimanbegu tha se ky konstatim nuk mund të anashkalohet, pasi një pjesë e mirë e autorëve janë zyrtarë të Lëvizjes Qytetare URA, e cila megjithëse reklamohet si parti qytetare, në aktivitetin e saj të deritanishëm ka dokumentuar të kundërtën.

  • 1

    Radio