Aktuale Më shumë

Nika: Shqiptarët në Mal të Zi të lirë për të vendosur flamurin

Prej tvteuta14:22, 28 Nëntor 2021

Data 28 nëntor, datë e rëndësishme për shqiptarët në të gjithë botën. Me ngritjen e flamurit në Krujë në vitin 1443 nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, pastaj në vitin 1911 në Deçiq Dedë Gjo Luli, dhe një vit më vonë Ismail Qemali në Vlorë, shqiptarët arritën të fitojnë pavarësinë  të cilën e ndërtuan me mund dhe sakrifica. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi, Faik Nika uron gjithë shqiptarët për këtë ditë që të rëndësishme historike.

Nika gjithashtu potencon faktin që të gjithë shqiptarët në Mal të Zi kanë të drejtën e plotë të ngrisin flamurin në shtëpitë e veta, si dhe institucionet shtetërore.

  • 1

    Radio