Nga sonte fillon edicioni i 14-të “Pranvera në Anë të Malit”
Prej tvteuta12 May 2017
Shoqata „ORA“ në bashkëpunim me Qendrën për kulturë Ulqin këtë fundjavë organizon edicionin e 14-të të manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“, i cili fillon me datë 12 dhe do të zgjasë deri me datë 14 maj. Natën a parë të manifestimit, në kuadër të ciklit „Ana e Malit në vite“, në ambientet e Amfiteatrit të Kalasë së Shasit në ora 19 fillon me prezantimin e Eposit të Kreshnikve, pastaj vazhdon me këngë tradicionale si dhe me ekspozitën e piktorit Gazmend Leka. Dita e dytë e manifestimit do i kushtohet sportit,nga ora 10fillojnë turnet në shah, vollejboll, pingpong dhe turneu ndërmjet institucioneve në futboll, kurse në mbrëmje nga ora 19 prezantim i trashegimisë kulturore si dhe mbërmje muzikore me këngëtaren Egzona Salaj. Ditën qendrore, të dielen, në fillim në ora 17 në stadionin e Shasit sipas programit të përpiluar do të ketë Program kulturo – artistik, lojra popullore, ushqime tradicionale etj, kështu deklaron Gazmend Kovaçi, njëri ndër organizatorët.