Nesër starton Liga e dytë. Otrant – Olimpik mysafir në Tuz
Prej tvteuta19:48, 11 Gusht 2018
Nesër starton Liga e dytë e futbollit në Mal të Zi, në të cilën garon edhe skuadra nga Ulqini Otrant-Olimpik. Në ndeshjen e parë ato do të jenë mysafirë të skuadrës Deçiq nga Tuzi, e cila vitin e kaluar luante në Ligën e parë. Gjatë këtij sezoni në Ligën e dytë do të garojnë 10 skuadra, 2 më pak se sezonin e kaluar.