Sociale Më shumë

Në Ulqin shënohet Dita botërore e luftës kundër diabetit

Prej tvteuta10:13, 12 Nëntor 2018

Në organizim të OJQ Shoqata e Diabetikëve “ Rrethi i kaltër”  Ulqin  do të shënohet  Dita botërore e luftës kundër dabetit  ditën e martë,më 13 nëntor, në ora 13:00, në ambientet e Shkollës së Muzikës. Kryetarja e Shoqatës “ Rrethi i kaltër” Ulqin Veneranda Gjonaj thotë se  shënimi i Ditës së luftës kundër sëmundjes së sheqerit ka për qëllim ngritjen e  vetëdijes së popullatës,  rëndësinë e masave  parandaluese   dhe shërimin e diabetit përmes edukimit të poullatës. “ Dr. Valentina Kaliniq, specialiste endokrinologe do të  mbajë ligjëratë me temën “ Daibeti dhe familja”  dhe do të japë këshilla diabetikëve. Do të ndahen aparate  për matjen e sheqerit, shirita për matjen e glukozës në gjak, lanceta, materiali edukativ dhe vitamina për diabetikë që nuk marrin insulin. Për herë të parë në Ulqin do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër  ndërtesa e Komunës së Ulqinit”, thotë Gjonaj dhe shton se sponsor i këtij aktiviteti është Komuna e Ulqinit.

  • 1

    Radio