Slider Më shumë

Në Ulqin rreth 9000 përsona të vaksinuar

Prej tvteuta15:09, 10 Nëntor 2021

Situata epidemiologjike aktualisht në komunën e Ulqinit është stabile , por përsëri duhet të vazhdojmë që tu përmbahemi masave mbrojtëse, ka deklaruar për Televizionin Teuta drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin , Sadije Hollaj.

Aktualisht në komunën e Ulqinit regjistrohen mbi 70 raste aktive me Covid-19. Kjo është dëshmi se rastet ditore në tri javët e fundit kanë pësuar një rritje të lehtë, shtoj Hollaj.

Procesi i vaksinimit vazhdon me ritëm deri diku të mirë. Deri tani janë vaksinuar 9000 përsona, ku rezulton se janë dhënë rreth 17 000 doza. Hollaj apelon tek qytetarët që të vaksinohen.

  • 1

    Radio