Sporti Më shumë

Në Ulqin po stërvitën të rinjtë futbollistë nga vendet e ndryshme të Evropës

Prej tvteuta09:48, 15 Korrik 2018

Këto ditë në Ulqin janë duke pushuar turistë nga vende të ndryshme, e bashkë me to edhe shumë ulqinakë që jetojnë në vendet evropiane, të cilët në verë kthehen të kalojnë pushimet në vendlindje. Por ato që merren me sport edhe pushimet i shfytëzojnë për stërvitje. Një grup të rinjsh që në Zvicër, Francë dhe Belgjikë, luajnë për të rinjtë e skuadrave të ndryshme, në Ulqin stërviten nën udhëheqjen e trajnerit Zeqo Tafa.

Ato për Televizionin Teuta thonë se futbollin e shohin si të ardhmen e tyre dhe shpresojnë që të bëjnë emër duke luajtur për skuadra të mëdha evropiane. Përveç kësaj, kanë shpresë edhe për aktivizim në skuadrat kombëtare të cilat do të jenë të interesuara për shërbimet e tyre, qofshin ato Zvicra, Belgjika, Franca apo edhe Mali i Zi.

  • 1

    Radio