Sociale Më shumë

Në Tivar hapet kuzhina e parë popullore

Prej tvteuta15:06, 6 Nëntor 2018

Shoqata joqeveritare”Gratë e Tivarit”, me mbështetjen e donatorëve të shumtë, hapi mbrëmë puzhinën e parë popullore në Tivar . Nga dita e sotme  vullnetaret, e kesaj organizate humanitare do të përgatisin  100 porcione në ditë për personat materialisht të rrezikuar me të dhënat e Kryqit të Kuq dhe të  Qendrës  Sociale, por edhe per të gjithë të tjerët që nuk kanë mjetet themelore për jetesë.

Misioni  humanitar i anëtareve te shoqates joqeveritare “Gratë e Tivarit” filloi në fillim të vitit, kur përmes rrjetit social të rrjetit Facebook ata filluan veprimin “Gratë e Tivarit gatuajn me zemer”, ku ushqyen shumë bashkëqytetarë të uritur dhe më pas filluan përpjekjet e tyre për të themeluar Kuzhinën popullore.”Gratë e Tivarit  dhe në pergjithesi gratë e Malit të Zi, kur mendojnë për diçka, nuk ka pengesa që do të qëndrojnë në rrugën e realizimit të ideve të tyre,tha Liljana Vujoviq ,kryetare e shoqatës në fjalë,e cila u shpreh e kënaqur me mbështetjen e bashkëqytetarëve.  Kryetari i Komunes se Tivarit, Dushan Raiçeviq, i cili mori pjesë në hapjen e kësaj kuzhine, theksoi se Tivari u ribashkua me një qëllim njerëzor dhe përsëri konfirmon se ky eshte  qytet i fqinjëve të mirë që janë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin.

 

  • 1

    Radio