Aktuale Më shumë

Në shtator punohet në pjesën e dytë të autostradës

Prej tvteuta10:58, 10 Mars 2024

Sipas Mirosllav Mashiq nga Ministria e Transportit dhe Punëve Detare, puna në pjesën e dytë të autostradës nga Matesheva në Andrijevicë duhet të fillojë në shtator. Deri atëherë, thotë ai, do të përgatitet dokumentacioni i tenderit, do të përfundojë shpronësimi dhe do të zgjidhet kontraktori, transmeton Radio e Malit të Zi.

Vlerësimi aktual është se ndërtimi do të kushtojë 600 milionë euro, por shuma përfundimtare, thotë ai, do të dihet kur të mbërrijnë ofertat e kompanive të interesuara ndërkombëtare për projektin. Mashiq nuk e përjashton mundësinë që aksioni të financohet nga grantet e BE-së, megjithëse, thekson ai, plani aktual është financimi i tij nga buxheti dhe huamarrja eventuale e kredisë.

Dokumentacioni i tenderit për pjesën e dytë të autostradës nga Matesheva në Anadrijevicë do të përfundojë deri në fund të muajit, gjë që është parakusht për shpalljen e thirrjes publike për përzgjedhjen e kontraktorëve. Kështu ka thënë për Radion e Malit të Zi, Mirosllav Mashiq, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për rrugë shtetërore. Ai shton se në fillim të shkurtit është miratuar vendimi për përcaktimin e interesit publik.

 

  • 1

    Radio