Slider Më shumë

Në QKMZ 61 pacientë në rrezik për jetën

Prej tvteuta10:43, 10 Nëntor 2021

 

Në Qendër Klinike janë duke marr trajtim 142 Pacientë të prekur nga koronavirusi,  prej të cilëve 61 janë në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave më të fundit, aktualisht janë të  infektuar rreth 5 mijë 400 Persona. Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik Milena Popoviq Samarxhiq tha se numri i personave të infektuar me koronavirus pritet të rritet në muajt e ardhshëm të dimrit. Ajo kujtoi se mbi 93 për qind e të gjitha vdekjeve në Mal Të Zi kanë qenë të pa vaksinuar. Epidemiologia Samarxhiq, po ashtu bëri me dije se pas 5-6 Muajve të vaksinimit dobësohet imuniteti, andaj këshilloi dozën e tretë të vaksinës Pfizer. Deri tani në Mal të Zi, 57.2 për qind e popullsisë së moshës madhore janë vaksinuar me dozën e parë, kurse 54 për qind janë rivaksinuar. Dozën e tretë në 24 orët e fundit e kanë marrë mbi 1 mijë e 700 persona.

  • 1

    Radio