Rajoni/Bota Më shumë

Në Kosovë 174 raste aktive me Covid-19

Prej tvteuta16:03, 20 Qershor 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 174.MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 2,252.Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227. Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

  • 1

    Radio