Ekonomi Më shumë

Në Kaceme vendoset vinçi për nxjerrjen e varkave

Prej tvteuta16:22, 17 Dhjetor 2018

Nga ndërmarrja publike “Të Mirat Detare” njoftojnë se kanë kryer punimet në vendosjen e themelave të betonit dhe infrastrukturës së duhur për vendosjen e vinçit për nxjerrjen e varkave nga Kacemja. Sipas tyre, jo më larg se javën tjetër do të bëhet edhe montimi i vinçit elektrik, kurse në ditët në vijim do të bëhet zgjerimi i hyrjes në mënyrë që qasja të jetë më e lehtë. Nga kjo ndërmarrje thonë se vinçi ka mbrojtje kundër ndryshkut dhe është i pajisur me aparaturë kundër mbingarkesës. Ky investim, sipas “Të Mirave Detare” kap shifrën prej rreth 35.000 euro.

  • 1

    Radio