Aktuale Më shumë

Në 24 orët e fundit 21 aksidente trafiku. Një edhe në Ulqin

Prej tvteuta14:23, 9 Prill 2023

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 aksidente trafiku, në të cilët një person ka humbur jetën, shtatë janë lënduar rëndë dhe shtatë të tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta.

Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë së Policisë tha se nëntë aksidente kanë ndodhur në Podgoricë, tre në Bijelo Polje dhe Nikshiq dhe nga një në Kolashin, Tivar, Ulqin, Budva, Herceg Novi dhe Kotorr.

Janë lëshuar 331 gjoba, janë paraqitur 71 kallëzime për kundërvajtje, ndërsa janë konfiskuar edhe katër palë targa.

  • 1

    Radio