Aktuale Më shumë

Miratohet Ligji për Buxhetin e vitit 2022. Nga shtatori rritje e pensioneve

Prej tvteuta09:34, 30 Dhjetor 2021

Deputetët e Kuvendit tëMalit të Zi miratuan mbrëmë Ligjin për Buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili sipas përfaqësuesve të Qeverisë është i balancuar dhe i qëndrueshëm. Për miratimin e buxhetit votuan 42 deputetë, ndërsa kundër 30. Buxheti, të cilit i janë dorëzuar 173 amendamente, parashikohet të jetë rreth 2,46 miliardë euro.

Gjatë debatit në Kuvend, deputetët e partive opozitare vlerësuan se diskutimi për buxhetin është reduktuar në diskutim për rritjen e pagave, e cila nuk ka bazë reale ekonomike. Një pjesë e deputetëve të shumicës parlamentare e qortuan Qeverinë për mos konsultimin e tyre gjatë hartimit të buxhetit, ndërsa pjesa tjetër tha se buxheti është patriotik, shtetëror dhe zhvillimor. Kuvendi miratoi edhe ndryshimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor me të cilin parashihet rritje e pensioneve nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm.

  • 1

    Radio