Sporti Më shumë

Milani në negociata me Thuramin

Prej tvteuta15:09, 9 Qershor 2023

Sulmuesi Marcus Thuram mund t’i bashkohet skuadrës së Milanit gjatë kësaj vere, ka njoftuar “Football-Italia” të premten.

Bëhet e ditur se klubi italian është në negociata me sulmuesin, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Paris Saint-Germaini.

Thuram në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Borussia Moenchengladbachun. Te Milani, ai po shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe ekipi italian thuhet se i ka ofruar kontratë katërvjeçare.

25-vjeçari prej vitit 2019 luan në Bundesligë, ndërsa edicionin e fundit ka shënuar 16 gola për Gladbachun në të gjitha garat.

Krahas Milanit e PSG-së, interesim për reprezentuesin e Francës kanë shfaqur edhe Barcelona e Interi.

  • 1

    Radio