Aktuale Më shumë

Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin shtroi iftar me nënpunësit fetar dhe administartiv , si dhe me mysafir tjerë

Prej tvteuta18:02, 11 Prill 2023

Të premten më, 07.04.2023 Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin shtroi një iftar me nëpunësit fetar dhe administrativ, si edhe misafir të tjerë. Kjo datë shenon edhe Betejen e Bedrit.

Ezanin e iftarit e këndoi imami nga Turqia, Ahmet Sinan Erçetin.

Kurse fjalën hyrëse dhe moderimin e bëri Kryeimami h.Ali ef.Bardhi.

Misafirët i përshëndeti dhe ju uroj mirëseardhjen Kryetari i Mexhlisit të B.I.Ulqin z. Hysni Begu, duke u pasuar nga Kryetari i Komunës z.Omer Bajraktari.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryeimami i Prizrenit h.Orhan ef. Bislimaj me Zv.Myftiun e Shkodrës h.Arben ef. Halluni.

Ndërsa në fund fjalën e mori edhe Reisi Rifat ef. Fejziq ku i përshëndeti të pranishmit.

Në fund duan e sofres e bëri atashe për çështje fetare të Dijanetit të Turqisë në Podgoricë h.Bahattin Akbash.

Në iftar ishte  pjesmarres edhe Reisi, kryetari i komunës dhe kuvendit të Ulqinit, Këshilli Kombëtar në Malin e Zi, ambasadori i R.Turqisë, zv.ambasadorja e R.Kosoves, koordinatori i Tika-s, atashe i Dijanetit, myftinia e Shkodrës dhe Këshilli i B.I.Prizren, administrata qendrore dhe lokale, subjekte politike, shoqëria civile, etj.

Poashtu edhe Rinia në Xhaminë e Krythës për të katërtin vitë me rallë shtruan iftar  në mënyrë të organizuar për të gjithë besimtarët e kësaj Xhamie.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të Martën në orën 20:30

  • 1

    Radio