Rajoni/Bota Më shumë

Memli Krasniqi zgjedhet kryetar i ri i PDK-së

Prej tvteuta14:01, 3 Korrik 2021

Sot Partia Demokratike e Kosovës mbajti Konventën e dhjetë zgjedhore të saj, në të cilën për kryetar zgjodhën deputetin Memli Krasniqin.

Gjatë fjalimit t ë tij dhe prezantimit të platformës politike Krasniqi elaboroi situatën në të cilën sot gjendet PDK-ja, duke theksuar se kanë pasur edhe ata gabime në këtë drejtim dhe se në të ardhmen duhet të flasin hapur  për disa çështje, sepse nuk mund të vazhdojnë më në këtë mënyrë.

Të përkujtojmë se PDK-ja si subject I pare për shumë vite në skenën politike të Kosovës, në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte rënjë drastike nga 30% në 17 %.  Në zgjedhjet e fundit kjo parti ishte në mungesë të dy figurave kyçe Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët e udhëheqën PDK-në, kurse në mungesë të tyre partinë e ka udhëhequr si kryetar në detyre Enver Hoxhaj.

  • 1

    Radio