Aktuale Më shumë

Mehmeti: Nuk do të lejohet uzurpimi i trotuareve, rruga për Plazhin e Vogel do të mbyllet me rampë elektronike

Prej tvteuta14:49, 9 Maj 2023

Me ardhjen e sezonit turistik vjen edhe një nevojë më e madhe për rendin komunal. Policia komunale me datë 1 prill ka dalë në teren për të vijuar kontrollin e objekteve të përkohëshme dhe atyre të përherëshme në të gjithë teritorin e komunës së Ulqinit. Gjithashtu që nga data 8 maj policia komanle ka filluar kontrollimin për largimin e karrigave dhe tavolinave të cilat uzurpojnë trotuaret, vendosja e tyre në pjesën e Plazhit të Vogëk është e lejueshme vetëm gjatë mbrëmjes nga ora 20:00 deri në ora 01:00 kur edhe është rruga e mbyllur, ka njoftuar për Televizionin Tetuta kryeshefi i Policisë Komunale Amir Mehmeti.

Sa i përket vendeve të parkimit, Mehmeti shprehet se e kanë të qartë që hapsira të tilla mungojnë në komunën e Ulqinit, por kërkon nga qytetarët që mos të uzurpojnë vendet e parkimit me vendosjen e ndonjë sendi. Policia komunale ka blerë edhe merimangën dhe me të do të veprojë në teren.

Ndërsa duke filluar nga data 9 maj e për gjatë katër ditëve në vazhdim rruga për në Plazhin e Vogël do të jetë e mbyllur sepse do të punohet në vendosjen e rampës elektronike.

Me ardhjen e sezonit turistik shtohen edhe aktivitetet argëtuese në objektet afariste, Mehmeti tha se do të ketë kontrolle për respektimin e limitaorëve në objektet ku ka muzikë.

 

Sa i përket stendave të pemëve dhe perimeve të cilat kryesisht aktivitetin e tyre e kanë në aksin rrugorë Plazhi i Madh e në drejtim të Shtojit, Mehmeti tha se nga Të Mirat Detare nuk do të jenë të lejueshme gjatë këtij sezoni, por gjithsesi do të shqyrtohet nga ana e Komunës së Ulqinit edhe njëherë në qoftë se do të ketë tolerime.

 

Sa i përket fuqisë puntore deri tani në këtë sektor janë mjaftueshëm por gjithsesi do të shohin rrjedhën e sezonit turistik dhe nëse është e nevojshme do të punësojnë edhe tre përsona për profil të policit komunal, duke qënë se sipas ligjit të Policisë Komunale kanë hapsirë për një gjë të tillë, njofton në fund Mehmeti.

  • 1

    Radio