Aktuale Më shumë

Medenica, Perunoviq dhe Mikoviq po gjykohen së bashku për kontrabandë cigaresh

Prej tvteuta08:46, 3 Korrik 2023

Gjykata e Lartë në Podgoricë nxori një vendim që ndërthur procedurat kundër Millosh dhe Vesna Medenicës, të akuzuar për krijimin e organizatës kriminale, kontrabandë dhe keqpërdorim, dhe procedurën kundër Vojin Perunoviqit dhe Jovan Mikoviqit, të akuzuar për krijimin e organizatës kriminale dhe kontrabandë. Vendimin për bashkimin e këtyre dy procedurave e ka marrë trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Zoran Radoviq, me propozim të Prokurorisë Speciale të Shtetit (STP). Nesër në Podgoricë vazhdon gjykimi i Medenicës.

“Në mes të veprave penale ekziston një lidhje dhe prova reciproke dhe ky trup gjykues konstaton se është e nevojshme bashkimi i këtyre procedurave për zhvillimin e një procedure të vetme dhe marrjen e një vendimi të vetëm”, thuhet në vendim.

Perunoviq dhe Mikoviq u paditën në vitin 2020 dhe u akuzuan për formimin e një organizate kriminale për të kontrabanduar cigare nga Zona e Lirë Doganore e Tivarit.

  • 1

    Radio