Aktuale Më shumë

Medenica ofroi gati 800.000 euro për t’u mbrojtur në liri

Prej tvteuta13:07, 4 Tetor 2023

Millosh Medenica, i akuzuar për krijimin e një organizate kriminale që ka kryer disa krime, i ka ofruar Gjykatës së Lartë në Podgoricë një garanci prej 788,800 euro në pasuri të paluajtshme për t’u mbrojtur në liri, tha për Portalin e RTMZ Marija Rakoviq, këshilltare për marrëdhënie me publikun në Gjykatën e Lartë. Ajo sqaroi se vendimi nuk është marrë ende.

Me 26 shtator, Medenica ofroi afër 800 mijë euro për t’u mbrojtur në liri me detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në gjykatë dhe për të mos sabotuar procedurën.

Millosh Medenica u akuzua së bashku me nënën e tij, Vesna Medenica, e cila është ish-kryetare e Gjykatës Supreme, si dhe nëntë persona të tjerë.

Ata janë në gjyq për krijimin e një organizate kriminale në vitin 2019, e cila ishte përfshirë në kontrabandën e cigareve dhe ndikim të paligjshëm në drejtësi, për të përfituar fitime dhe pushtet të paligjshëm.

Medenica akuzohet se në bashkëpunim me të akuzuarit anëtarë të një organizate kriminale,duke  shmangur masen e kontrollit doganor, nga zona e lirë doganore e portit të Tivarit, ka futur kontrabandë cigare në territorin doganor të Malit të Zi, me qëllim shitjen, me dokumente false dhe ryshfet tek doganierët e akuzuar.

  • 1

    Radio